Superliga e Kosovës në futboll vazhdon gjatë fundjavës më ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tretë.
Spikasin ndeshje si Malisheva – Drita dhe Drenica – Prishtina, gjithashtu interesant pritet të jetë edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit, shkruan sheshi.info
Kujtojmë që nga xhiroja e tretë, ndeshjet e Superligës do startojnë në ora 16:00, kurse ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit do luhet nga ora 15:00.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e tretë të Superligës.
Në ndeshjen Malisheva – Drita, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Visar Kastrati me asistentët Besnik Morina dhe Elvic Bicaj, gjyqtari i katërt do të jetë Isak Cervaniku, derisa në dhomën e VAR-it Alban Shala.
Në takimin tjetër Drenica – Prishtina Gramoz Shala do të jetë gjyqtar kryesor me asistentët Visar Kelmendi dhe Taulant Ibdërdemaj, gjyqtari i katërt Valbon Hoxha dhe në dhomën e VAR-it Dardan Çaka.