Xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës mbyllet me rekord golash

Sot (e shtunë) është luajtur xhiroja e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës që ishte e parafundit për sezonin 2023/2024.

Ballkani u shpall kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi pas fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në Podujevë.

Ndonëse rivaliteti ishte i ashpër me Llapin dhe Dritën që i kanë bërë konkurrencë ekipit të Ilir Dajës deri në xhiron e fundit, suharekasit arritën që ta mbrojnë titullin e kampionit.

Megjithatë, një ndër gjërat që ka rënë në sy në këtë ditë të pasur me futboll, ishte numri i madh i golave të shënuar.

Plotë 25 gola u shënuan në pesë ndeshje të luajtura sot (e shtunë) në Superligën e Kosovës, që ishte shifra më e lartë në sezonin 2023/2024.

Dueli që prodhoi shumicën e këtyre golave ishte ai mes Malishevës dhe Lirisë që përfundoi me rezultat 7-4 në të mirë të Malishevës.

Dy ndeshje me shumë gola ishin edhe ato mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, që u mbyll me rezultat 5-0 dhe ajo mes Feronikelit 74 dhe Dukagjinit që u mbyll 3-2.

Xhiroja që kishte më shumë gola deri më tani ishte ajo e gjashtë me 20 gola.

Sulmi dhe mbrojtja më e mirë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar i takoi kampionit Ballkanit, që arritën të shënojnë 60 gola dhe të pësojnë 25 sosh

Gruda “hero”, gol e asist në fitoren që i siguron mbijetesën Mainzit

Ballkani dominues në sezonin 2023/2024 – statistikat që qëndrojnë mbrapa titullit kampion