Botërori çdo dy vjet? Këtë e kërkojnë 166 shtete

“Ne kemi vendosur të riorganizojmë kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve sepse 166 vende na kanë kërkuar ta organizojmë Kupën e Botës çdo dy vjet. Le të shohim nëse mund të ndryshojmë apo jo, sepse jemi në demokraci, por jam i bindur se plani im është i drejtë.”

Këtë e tha shefi komisionit të zhvillimin të futbollit botëror i FIFA-s, Arsene Wenger, në kuadër të prezantimit në Katar të programit “Futbolli i së Nesërmes”, një projekt i hartuar nga Grupi Këshillimor Teknik për të rishqyrtuar kalendarin ndërkombëtar nga viti 2024 e tutje.

“Misioni ynë është të përmirësojmë cilësinë e konkurrencës në nivel botëror”, – shpjegon ish-trajneri i Arsenalit nga Doha. – “Një nga shqetësimet kryesore është numri i ndeshjeve që ne luajmë. Duam të organizojmë ndeshje që kanë më shumë rëndësi, pra duam të përqendrohemi te cilësia dhe sasia. Më pak ndeshje, më pak gara. Plani ynë siguron më pak ndalesa dhe udhëtime për ekipet kombëtare, një ose dy dritare për kualifikimin, më pak udhëtime dhe më shumë pushim për lojtarët”.

Nuk u paraqit në tri ndeshje me Kosovën, kjo është arsyeja pse Astrit Selmani nuk ka debutuar me Dardanët

Caktohen gjyqtarët e javës së tretë në Superligën e Kosovës