Gruda “hero”, gol e asist në fitoren që i siguron mbijetesën Mainzit

Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka vazhduar me formë të mirë në Bundesligë.

Të shtunën, Gruda shënoi në fitoren 3:1 të Mainzit ndaj Wolfsburgut në ndeshjen që i takoi xhiros së 34 të elitës së futbollit gjerman.

Gruda shënoi golin e parë në ndeshje për Mainzin në minutën e 24-të të ndeshjes.

Mbrojtësi Sepp van den Berg e shënoi golin e dytë në minutën e 71-të, ndërsa Gruda asistoi për golin e tretë të cilin e shënoi sulmuesi Jonathan Burkardt në minutën e 85-të. Gruda luajti 86 minuta në fitoren e Mainzit. 19-vjeçari, Gruda këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.

Fitorja i siguroi mbijetesën Mainzit. E përfundoi kampionatin me 35 pikë në vendin e 13-të. Wolfsburgu renditet ne vendin e 12-të me 37 pikë.

Hazrollaj shënon katër gola ndaj Lirisë, barazon Muhamet Hysenin në garën për çmimin e golashënuesit të vitit

Xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës mbyllet me rekord golash