Kostas Manolas la sërish Olympiakosin këtë verë, duke u transferuar te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa klubi i ri kishte menduar një prezantim vërtetë spektakolar.
Për videon dhe fotot e prezantimit, ishte menduar që greku të pozonte pranë një luani dhe Manolas nuk e bëri dysh, duke e marrë me entuziazëm këtë aventurë.
Megjithatë mjaftoi një “gromësimë” e luanit, që mbrojtësi grek të humbë qetësinë e të vrapojë nga frika, për të shkuar te fotografi më i afërt.
Natyrisht që gjithçka ishte nën kontroll, por jo zemra e Manolas, që për pak çaste nisi të rrahë fort nga frika./ss/
From the transfer introduction of Kostas Manolas, who transferred to the Al Sharjah 🐅 😂#SharjahFC #Transfers #news pic.twitter.com/6Nc1JUo2Ix
— Noxwin (@noxwin12) September 27, 2022