Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit, do takohet me Trepçën në gjysmëfinale

 

Sigal Prishtina kompleton katërshen gjysmëfinaliste të “Play-offit”, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat 83:73 (33:19, 15:16, 14:21, 21:17).

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 28 pikë e 11 kërcime, derisa te Vëllaznimi më i miri ishte Myreon Jones me 22 pikë.

Sigal Prishtina në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, ku mitrovicasit kanë përparësinë e terrenit vendas, derisa gjysmëfinalja tjetër është Peja-Golden Eagle Ylli, duke premtuar spektakël të basketbollit.

Fitore për Rahovecin, Besën e Kastriotin

Eliminohet Liverpool, Atalanta në gjysmëfinale