Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Kloppit tek Liverpooli

Që prej se Jurgen Klopp njoftoi për vendimin e tij final për largim nga Liverpooli në fund të sezonit aktual, një sërë kandidatësh u përmendën si zëvendësues të tij potencial në stol.

Emra si Ruben Amorim, Roberto De Zerbi dhe Xabi Alonso, ishin opsione të cilat besohej se njëri prej tyre do të bëhej trajneri i ri i Liverpoolit, megjithëse nuk qëndron kështu.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Liverpooli po e konsideron seriozisht emërimin e trajnerit të Feyenoordit, Arne Slot, në krye të klubit, dhe tashmë gjithçka është zhvilluar me hapa të shpejt.

Slot në një prononcim për media kishte deklaruar për dëshirën e tij të qartë për t’u bërë trajner i klubit anglez, në pritje të dy klubeve për të gjetur një marrëveshje lidhur me shumën e kompensimit që do të paguhet nga “Të Kuqtë”.

Sot (e premte) gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar zyrtarisht se Arne Slot do të jetë trajneri i ri Liverpoolit, pasi të dyja ekipet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas tij është arritur marrëveshja lidhur me kompensimin si dhe detajet e fundit që kishin mbetur për t’u pajtuar lidhur me kontratën e Slot.

Vazhdon rinovimi i stadiumit “Adem Jashari”, Çeku premton profesionalizëm

Guler vendimtar, shënon gol në fitoren e Real Madridit në udhëtim tek Real Sociedadi