Te Drita duan luftë sportive ndaj Ballkanit dhe tre pikë në fund

Java e 30-të në Superligën e Kosovës sjell derbin më të madh mes Ballkanit dhe Dritës.

Për kryendeshjen që gjilanasit e zhvillojnë në Therandë folën kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti, Leonat Vitija.

Trajneri Ramadani theksoi se kjo ndeshje është e vështirë, por si në çdo ndeshje, Drita synon tri pikët.

“Ne po i themi ndeshje të vështira ndeshjeve me skuadra nga mesi i tabelës lëre më liderin. Gjithsesi ne e dijmë çfarë kërkojmë, e dijmë kush jemi dhe ku mund të arrijmë dhe me një diciplinë taktike dhe me një menquri nesër do shfaqemi në Therandë. Normalisht synim i joni është të marrim tri pikë, siç është në çdo takim. Duhet të japim maksimumin, duhet të bëjmë luftë sportive dhe të vrapojmë më shumë se kundërshtari, nuk duhet të gabojmë, të luajmë me mend”, theksoi trajneri Ramadani.

Edhe futbollisti Leonat Vitija tha se atmosfera në klub është e mirë dhe janë të përgatitur fizikisht e psiqikosht.

“Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kemi analizuar kundërshtarin. Besoj se me kualitetin që kemi dhe formën që ka treguar ekipi së fundmi besoj që do kthehemi me një fitore”, tha futbollisti Vitija.

Ndryshe, trajneri Zekirija Ramadani tha se presioni mund të jetë mbi ata që luajnë në shtëpinë e tyre dhe tifozëve, por edhe ne nuk është se nuk e kemi arritur objektivin si mysafir.

“Ne mund të luftojmë për kreun e tabelës, por nëse ata humbin lidershipin atëherë presioni në anën e tyre. Futbollistët duhet t’i ndjenjë ndeshjet derbi dhe ta kenë mendjen vetëm te fitorja dhe jo ku zhvillohet ndeshja apo me kë luajmë këtë besoj e di çdo futbollist”, përfundoi Ramadani.

Ndeshja fillon nga ora 15:00.

Krasniqi paralajmëron pensionimin nga boksi, kërkon mbështetje për meçin ndaj Jorge Silva

Ish-skuadra e Rashicës dënohet me -18 pikë, zbret një kategori më poshtë