Zyrtare: Transferim tjetër nga KEK-u (FOTO)

KEK-u vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar të futbollistëve, duke synuar kështu inkuadrimin në Superligë në sezonin e ri.

“Elektricistët” sot e kanë zyrtarizuar edhe transferimin më të ri, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Bëhet fjalë për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës U-21, Drilon Tejeci.

Ai më herët ka luajtur për skuadrën e Kukësit në Shqipëri.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga faqja zyrtare e KEK-ut në Facebook.

cats