Kombëtarja e Kosovës për femra është bërë me trajnere të re.
FFK-ja tashmë ka zyrtarizuar në bankinën dardane trajneren suedeze, Anneli Karin Andersen.
Andersen ka premtuar se do të punojë shumë për ta ngritur nivelin e Përfaqësueses së Kosovës edhe pse e ka pranuar se nuk do të jetë lehtë.
Paraardhësja e saj ishte Afërdita Fazlija, e cila u largua nga kjo pozitë për shkak të rezultateve jo të mira.