Zyrtarizohet presidenti i ri i Barcelonës, ja kush i fitoi zgjedhjet

Joan Laporta është zgjedhur zyrtarisht president i Barcelonës.

Në zgjedhjet e mbajtura sot (7 mars) klubi Blaugranas ka arritur të zgjedh kreun e ri të klubit.

Laporta ishte në garë me Victor Font dhe Toni Freixa, mirëpo ia doli që t’i mposhte të dy.

Ai ka fituar 58,3 për qind të votave, duke lënë mbrapa Font me 31,3 dhe Freixa me 9,3 për qind.

Laporta do të ketë shumë punë për të bërë, pasi klubi aktualisht po kalon nëpër një krizë të thellë financiare.

Po ashtu, ai duhet të bind Lionel Messin që të qëndrojë në klub, pasi kontrata e argjentinasit skadon në verën e këtij viti.

Kujtojmë se Laporta ishte president i klubit nga vitit 2003 deri më 2010. /Gazeta Olle/