Zyrtari i UEFA-s viziton FFK-në

Zyrtari i lartë i shtëpisë më të madhe të futbollit evropiane, UEFA, Theodore Theodoridis, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai ka sjell lajme të mira, teksa gjithashtu u takua edhe me kreun e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.

Ja njoftimi i plotë i FFK-së:

“Pas disa takimeve që kanë pasur krerët e FFK-së si pas vizitës së paradoditëshme nga ana e menaxherit për infrastrukturë i UEFA, me ftesë të FFK-së sot për një vizitë dyditore në Kosovë, ka ardhur zyrtari i lartë i UEFA-s z. Theodore Theodoridis, shef i kabinetit të presidentit të UEFA-s z. Platini, zv. Sekretar gjeneral si dhe kryetar i asociaconit të federatave evropane, ku është pritur nga kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu. Kryetari Vokrri, duke falënderuar zyrtarin e UEFA-s për këtë vizitë, e njohu zyrtarin e lartë z. Theodoridis për zhvillimin e futbollit të Kosovës, organizimin e FFK-së, klubeve si dhe me infrastrukturën aktuale që posedon Kosova dhe për përpjekjet që po bën FFK-ja për tu anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare. Nga ana e tij z. Theodoridis duke shpreh falënderimet për mikpritje, theksoi se është këtu në Kosovë, për tu njohur nga afër me zhvillimin e futbollit dhe që bashkarisht të gjejnë zgjidhje për tejkaluar pengesat ligjore që FFK-ja të antarësohet në UEFA, por për të ndohë kjo duhet që FFK-ja të organizohet mirë brenda saj, klubet duhet kenë nj organizim të mirëfilltë dhe që të jenë të gatshme dhe mbi të gjitha kërkohet përmirësimi i infrastrukturës dhe për të gjitha këto do të jemi të gatshëm që ta ndihmojmë FFK-në që në momentin e duhur të jetë e gatshme për këtë pranim. Për të të arritur këto objektiva ne do ta ndihmojmë FFK-në.

Po sot z. Theodore Theodoridis, bashkë kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe këshilltarin për sport të minsitrit të MKRS, z. Muharrem Sahiti, janë pritur nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa. Duke falënderuar për pritje z. Theodore Theodoridis, ka thënë se bashkë me FFK-në po përpqen që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e pengesave ligjore, por FFK-së i nevojitet mbështetje edhe nga qeveria e Kosovës, për të përmbushur disa objektiva siç janë, forcimi dhe organizimi profesionale i FFK-së, organizimi me standarde ndërkombëtare të klubeve si dhe me prioritet përmirësimi i infrastrukturës sidomos të ndërtimin të një stadiumi kombëtarë. E nga ana e tij kryeministri Mustafa ka falëndëruar z. Theodoridis për viztën dhe për përkrahje të FFK-së duke theksuar se qeveria ka vullnet për ta ndihmuar FFK-në në çdo segment dhe në çdo fazë, duke qenë e vetëdijshme për kushtet që nevojiten për tu anëtarësuar në UEFA. Për këtë qeveria ka marrë një vendim për ndërtimin e një stadiumi kombëtar me standarde ndërkombëtare. Por, jo vetëm këtë por qeveria do të ndihmojë edhe në përmirësimin e kushteve të klubeve duke shpresuar se FFK-ja të bëhet anëtare e UEFA-s”.