Zyrtari i lartë i Prishtinës takohet me Tovërlanin

Ish trajneri i Prishtinës, Afrim Toverlani, dhe anëtari i bordit të ekipit bardh e kaltër, Ismet Begolli, para dy ditësh janë parë në një lokal të kryeqytetit duke biseduar.

Ish trajneri i Hysit dhe Trepçës ’89 e ka konfirmuar se është takuar me Begollin. Por çfarë biseduan ata?

”Që nga largimi im nga Prishtina unë takohem dhe bisedoj në telefon me anëtarët e bordit. Me askënd nuk kam asgjë të keqe dhe nuk jam në bela”, tha Tovërlani për Express.

“Ne kemi biseduar për futbollin dhe Prishtinën. Ishte takim i rastit”, ka theksuar trajneri prishtinas.

Por, a po mendon Prishtina që ta ketë në duar xhokerin në rast të shkarkimit të Bylbyl Sokolit nga Prishtina.

Duhet theksuar se ekipi bardh e kaltër është eliminuar nga Digitalb Kupa e Kosovës pas disfatës nga Llapi me rezultat 2:1.