Zyrtari i 89-shit pretendon se Bunjaku u sulmua me shishe! (FOTO)

Zyrtari i Trepçës ’89, Ilir Bojku, është i radhës që sulmon trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku.

Madje, ai pretendon se Bunjaku është goditur me një shishe pllastike nga bankina e Kosovës.

“Pas humbjes të Kosovës nga Turqia 1:4 dhe 5 humbjeve radhazi, unë personalisht nuk befasohem fare me selektorin A.Bunjaku, se me deklaratën e tij te dhënë gjoja se ka parë gjëra pozitive i kthen humbjet në fitore vetëm me fjalë si Sërbët ! Unë e kam pa që nga bankina e lojtarëve rezervë të tij, u godit me një shishe plastike gjatë pësimit te golit të 4 , por ai as që e ktheu kokën!”, ka shkruar Bojkut në Facebook, raporton Gazeta Olle.

bojku

“Më shumë befasohem me bordin e FFK-së në krye me Fadil Vokrrin, se si e toleron ta drejtojë kombëtarën një “trajner” si Bunjaku !!!”, ka vazhduar ai.

Bunjaku këto ditë ka marrë kritika të mëdha për humbjen e radhës dhe për lënien në bankinë të sulmuesit, Besart Berisha.

Takaj

trepca 89