Zymer Bytyqi është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës turke Antalyaspor.
Ashtu siç ishte raportuar ditë më parë, sulmuesi kosovar ka kompletuar transferimin në superligën turke nga Olympiacos.
Bytyqi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën bardhekuq ku do të jetë pjesë e tyre deri në qershor të vitit 2026.
Pas gjashtë muajsh të kaluar në Olympiacos ku nuk arriti të luante shumë, Bytyqi ndihet i lumtur për rikthimin në Turqi.
✍️ Zymer Bytyqi imzayı attı!
Fraport TAV Antalyaspor’umuz, bu sezonun dördüncü transferini Zymer Bytyqi ile gerçekleştirdi. Kosovalı milli futbolcu, kendisini 3 yıl için renklerimize bağlayan resmi imzayı attı. Atilla Vehbi Konuk Tesislerimizde gerçekleştirilen imza törenine… pic.twitter.com/aOoP7158cQ
— Bitexen Antalyaspor (@Antalyaspor) August 1, 2023
“Jam i emocionuar që jam pjesë e Antalias dhe këtij klubi dhe do të luftoj për këto ngjyra”.
“Do të bëj maksimumin që të jem i suksesshëm këtu”, deklaroi sulmuesi kosovar për faqen zyrtare të klubit turk.
Për reprezentuesin kosovar është rikthim në Superligën e Turqisë ku shkëlqeu me fanellën e Konyaspor për tre vite.
Te Antalyaspor, Bytyqi ka gjetur bashkëkombësin e tij Amar Gërxhaliu. /Gazeta Olle/