Zyrtare: Zhdrella vazhdon me skuadrën bardhekaltër

Kapiteni Mentor Zhdrella vazhdon bashkëpunimin me Llapin edhe për një edicion tjetër.

Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Llapit, shkruan Gazeta Olle.

“Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t’ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Zhdrella ishte pjesë e bardhekaltëve për katër vite, ku shënoi 20 gola e dhuroi 30 asistime në 100 paraqitje.

Futbollisti i njohur kosovar ishte në bisedime me disa skuadra, por si duket klubi i vendlindes së tij e ka bindur që të rikthehet dhe të vazhdojë me kontributin edhe në edicionin e ardhshëm.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Manchester United transferon Raphael Varanen

Me këtë rezultat ka përfunduar miqësorja mes Drenicës dhe Trepçës ’89