Zyrtare: Ylli i Kosovës kompleton transferimin në Superligën e Turqisë

Tanimë është zyrtare, Elbasan Rashani është futbollist i ri i skuadrës turke Erzurumspor.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës kishte mbetur i lirë pasi kontrata me klubin norvegjez ODD kishte skaduar.

Mirëpo ai tani ka arritur në Turqi ku është lojtari më i ri i klubit turk Erzurumspor.

Rashani para pak çastesh ka publikuar një video mesazh në Insta Story ku tregon në gjuhën turke që është pjesë e skuadrës, derisa atë video e ka postuar edhe klubi turk, shkruan Gazeta Olle.

Gjithçka duket e kryer tanimë, derisa pritet që gjatë ditës së nesërme të bëhet prezantimi i lojtarit me fanellën bardhekaltër të Erzurum.

Kujtojmë që pjesë e kësaj skuadre është edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku. /Gazeta Olle/