Zyrtare: Yll Myrta te Besa

Besa e ka bërë shumë shpejt edhe goditjen e dytë në afatin kalimtar, duke e transferuar mbrojtësin e djathtë të Vëllaznimit, Yll Myrta.

“Kemi rënë dakord me drejtuesit e Besës për një vit dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë për këtë skuadër. Më duhet t’i falënderoj të gjithë lojtarët, trajnerët dhe tifozët e Vëllaznimit për vitet e mrekullueshme që i kalova në klub. Tani jam i fokusuar dhe do ta jap maksimumin për Besën”, deklaroi Myrta për GazetaOlle.com.

Ky ishte transferimi i dytë i Besës në ditën e sotme, pasi që paraprakisht klubi ka arritur marrëveshje edhe me Leotrim Bekteshin e Trepçës ’89.