Zyrtare: Xhengis Rexhepi merr timonin e Lirisë

KF Liria ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Xhengis Rexhepi. 

Klubi njofton se Rexhepi ka në shkruar kontratë për edicionin e ri 2022/23, shkruan Gazeta Olle.

Prizrenasit do të garojnë në Ligën e Parë, me të vetmin synim, rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

“Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siq është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë. Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig. Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses’, tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.

Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin. /Gazeta Olle/ 

Formacioni i mundshëm ‘anti-Izrael’ – Nga mbrojtja në sulm, Reja bën pesë ndryshime nga sfida me Islandën

Debat i ashpër në mes të Starovës dhe Duros: Kjo çka po bën Reja është kazino