Zyrtare: Vushtrria vazhdon punën, prezanton transferin e ri dhe rinovon me futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Klubi Futbollistik “Vushtrria” po vazhdon punën drejt rikthimit në majat e futbollit kosovar.

Gjatë ditës së sotme, vushtrriasit kanë prezantuar një transfer të ri si dhe kanë njoftuar për rinovimin e kontratës me një futbollist, shkruan Gazeta Olle.

Ardhja e re te bardhekatrit është Arlind Reshani, i cili rikthehet pas tre vitesh te Vushtrria.

Reshani kthehet në folenë e vjetër, pas aventurës që së fundmi e pati te skuadra e Trepçës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Skuadra e Vushtrrisë gjithashtu ka vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Taulant Avdyli.

“Kryesia e re, ambicijet e reja me përforcime adekuate do ta gjejnë Taulantin në një mes të ri ku se bashku do tja dalim ti përballojmë sfidat që kemi së bashku”, thuhet në njoftimin e FC Vushtrria. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

ZYRTARE: Biznesmeni nga Skenderaj zgjidhet kryetar i Drenicës

Zyrtare: Arbëria nuk ka të ndalur, transferon sulmuesin Egzon Krasniqi