Skuadra vushtrriase ka rikthyer në skuadër edhe Bashkim Shalën, shkruan Gazeta Olle.
“Gladiatori i sezonës 2013/14, rikthehet për ti dhënë Vushtrrisë atë që e din më së miri, të luftojë për ngjyrat”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mesfushori së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit, mirëpo tani rikthehet për t’i ndihmuar skuadrës së Vushtrrisë.
30-vjeçari në të kaluarën ishte edhe pjesë e Ferizajt.
/Gazeta Olle/