Te skuadra vushtrriase është rikthyer futbollisti Daut Maxhuni, shkruan Gazeta Olle.
“Rikthehet luftëtari”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
“Klubi jonë falenderon Maxhunin për gadishmerinë dhe vullnetin që të jetë pjesë e jona ku me lojtar qe e japin zemren për fanel me një luftëtarë me plotë kuptimin e fjalës, do të mbetet model për gjeneratat e reja si luftohet për ngjyrat”, ka shkruar FC Vushtrria në prezantimin e futbollistit.
Mesfushori së fundmi ishte pjesë e Trepçës por ka vendosur të rikthehet në klubin ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
/Gazeta Olle/