Zyrtare: Vushtrria prezanton transferimin e ri, nënshkruan me mesfushorin

FC Vushtrria është njëra nga skuadrat më aktive të Ligës së Parë në merkaton verore. 

Klubi vushtrrias sot ka prezantuar transferimin e ri, Zeki Ademin, shkruan Gazeta Olle.

Ademi luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë pjesë e KF Onix. Ai më parë ka luajtur edhe te Trepça ’89.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Zeki Ademi nënshkruan për FC Vushtrrinë

Vushtrriasi që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.

Zeki Ademi së fundmi ishte pjesë e KF Onix, ndërsa më parë ka luajtur për KF Treça89. Këtë sezon do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë ⚪🔵

Mirë se vjen Zeki Ademi
Na priftë e mbara!
#NJËëndërr
#NJËdashuri
#DYngjyra ⚪🔵

/Gazeta Olle/ 

Florentina Kallaba ndan drejtësinë në fazën finale të Euro 2022 në futsall, presidenti Ademi ka dy fjalë për të

Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar