FC Vushtrria po vazhdon përgatitjet intensive për stinorin pranveror.
Skuadra vushtrriase ka prezantuar përforcimin e radhës i cili vjen nga Shqipëria, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Mario Teqja, qendërmbrojtësi që së fundmi ishte pjesë e skuadrës shqiptare Egnatia.
Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:
Mario Teqja nënshkruan me Vushtrrinë
Qendërmbrojtësi 25 – vjeçar nga Tirana, pjesë e klubeve Shqiptare si KF Erzeni dhe së fundi KF Egnatia ekip me të cilin u inkuadruar në Superligen Shqiptare në sezonin 2020/2021 ka vendosur që të bashkohet me ne!
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret #rikthimin në superligen e Kosovës!.
/Gazeta Olle/