Zyrtare: Vushtrria prezanton goditjen e radhës, nënshkruan me mesfushorin nga Shqipëria

Uendi Vecaj është transferimi më i ri i Vushtrrisë.

Vecaj është 24 vjeçar nga Shkodra dhe luan në pozitën e mesfushorit të krahut, shkruan Gazeta Olle.

“Nga sot mesfushes tone i bashkengjitet edhe Uendi Vecaj, si transfer i lirë i cili së fundi ishte pjesë KS Burreli” thuhet në njoftimin e klubit.

Vecaj ka bërë karrierë te skuadrat Dinamo e Zagrebit II, pastaj KF Teuta e Durrësit, KF Laçi, dhe së fundmi KS Burreli.

Bardhekaltrit e kanë nisur mjaft mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, ku në dy takimet e para kanë grumbulluar katër pikë në Grupin B.

/Gazeta Olle/

Rasti diskutabil me karton të kuq në takimin Gjilani – Dukagjini, sistemi VAR në Kosovë, flet ish-gjyqtari i njohur

Ardit Tahiri i Dritës, shpallet YLLI I JAVËS