Zyrtare: Vushtrria nostalgjike rikthen edhe një futbollist në radhët e veta

Vushtrria po vazhdon të përgatitet për një sezon sa më të mirë në 2021/22.

Edon Pasoma është transferimi i radhës nga Vushtrria, shkruan Gazeta Olle.

Qendërmbrojtësi i ka besuar projektit të klubit, duke u rikthyer në vendlindje pas plot pesë vitesh.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Ishte edicioni 2015/16 kur 28-vjeçari ishte larguar nga Vushtrria, duke e vazhduar karrierën e tij në disa klube të ndryshme.

Fillimisht, Pasoma ishte pjesë e Trepçës ’89 për dy sezone, pastaj vazhdoi për dy vite të tjera te Drenica dhe në vitin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit.

Kujtojmë se kaltërebardhët edicionin e ri luajnë në Ligën e Dytë, por me punon që po e bëjnë pritet shumë shpejt rikthimi në majet e futbollit kosovar.

/Gazeta Olle/

Duro publikon bisedat me lojtarët e Feronikelit, tregon si është trajtuar në Drenas (FOTO)

Agron Beqiri transferohet te Rahoveci