Zyrtare: Vushtrria nënshkruan me futbollistin nga Superliga

Vushtrria edhe këtë edicion në Ligën e Parë ka për synin rikthimin në elitën e futbollit kosovar. 

Puna në këtë merkato ka filluar dhe sot klubi ka prezantuar transferimin e ri, Dren Ahmetin, shkruan Gazeta Olle.

Ahmeti së fundmi ishte pjesë e Llapit, por hapat e parë në karrierë i mori pikërisht në Vushtrri.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria: 

Rikthehet në shtëpinë tonë Dren Ahmeti🤝
Dreni, hapat e parë i mori nga klubi ynë duke kaluar nëpër gjitha gjeneratat e reja duke kaluar edhe në ekipen e parë. Pas 1 viti të kaluar në Podujevë te FC Llapi, ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës, Dreni ka vendosur që të rikthehet në Vushtrri dhe t’i mbroj ngjyrat e qytetit ⚪🔵
Mirë se vjen DREN AHMETI
Na priftë e mbara!
#NJËëndërr
#NJËdashuri
#DYngjyra ⚪🔵

/Gazeta Olle/ 

KF Ramiz Sadiku triumfon në finalen e U15

Tri ngjarje shumë të rëndësishme sportive do të organizohen në Kosovë gjatë këtij viti