Zyrtare: Vushtrria blindon portën, kthehet Petrit Tahiri

Vushtrria ka vazhduar me mobilizim për sezonin e ri, duke prezantuar kësaj radhe portierin.

Klubi ka prezantuar portierin Petrit Tahiri i cili në të shkuarën ka mbrojtur ngjyrat e klubit, duke u shpallur edhe kampion.

“Rikthehet Petrit Tahiri.   Falënderojmë gladiatorin tonë për gatishmërinë dhe vullnetin që të jetë pjesë e jona. Me ty porta do të jetë shumë më e sigurt”, ka shkruar klubi.

Vushtrria ka bërë disa transferime në këtë afat, shumica prej tyre futbollistë vushtrrias.

Po ashtu në postin e trajneri është emëruar Samuel Nikaj, që kishte arritur t’i kthejë në Superligë para disa vitesh. /Gazeta Olle/

Shtyhet meçi ndërmjet Florian Markut dhe Maxim Prodan

FIFA ia bllokon merkaton Feronikelit, kjo është arsyeja