Erjon Vucaj u largua pak ditë më parë nga FC Drita, aty ku kaloi vite të bukura me gjilanasit.
Tashmë është zyrtarizuar transferimi i tij tek skuadra shqiptare nga Mali i Zi, KF Deçiqi, shkruan Gazeta Olle.
Është përfolur shumë për nje rikthim të mesfushorit në Superioren shqiptare, e sidomos tek skuadra e Vllaznisë, e cila shihej si favorite për shërbimet e tij.
Por, duket se Vucaj është joshur më shumë nga oferta e Deçiqit, duke pranuar të nis aventurën e re në Mal të Zi. /Gazeta Olle/