Përforcimi i radhës nga skuadra e Shtimës është Kujtim Qeli, shkruan Gazeta Olle.
Qeli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Ulpiana.
“Kujtimi është lojtar që vjen nga KF. Ulpiana. Si një mesfushor ofanziv dhe sulmues krahu, do të kontriboj që mesfusha të jetë më e rrezikshme para portës kundërshtare”, thuhet në njoftimin e klubit.
Padyshim se skuadra që drejtohet nga Erdin Hashani do të jetë pretendente për tu provomovuar në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/