ZYRTARE: Vjen largimi i parë nga Barcelona për këtë afat kalimtar

I larguari i parë nga Barcelona në merkaton e dimrit ka një emër dhe një mbiemër.

Ai është mesfushori i talentuar Carles Alena, i cili për shkak të hapësirave të pakta që gjeti te skuadra blaugrana gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni, është transferuar zyrtarisht në formë huazimi te Real Betis.

Te skuadra andaluziane tek e cila do të luajë deri në fund të këtij sezoni në huazim nga Barça, Alena do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të tregojë vlerat e tij.

Lajmi u zyrtarizua nga vetë klubi i Barcelonës dhe ai i Real Betis në Twitter.