Zyrtare: Vjen largimi i parë i madh nga Arsenali (FOTO)

Vjen largimi i parë nga skuadra e Arsenalit. Sulmuesi Yaya Sanogo ka konfirmuar largimin nga ekipi londinez, pasi që i ka skaduar kontrata.

“Aventura përfundon këtu. Ndoshta nuk kam bërë çfarë duhet të bëja”, deklaroi Sanogo.

Përkundër faktit që nuk i dha hapësira në formacion, Sanogo thotë fjalë pozitive për trajnerin Arsene Wenger.

“Unë nuk luajta shumë, por, gjithsesi, Wenger është një trajner i madh”, shtoi ai.

yaya-sanogo-arsenal_13706szfuwf0g19lp121s473uk

 

Ai nuk i përmbushi pritshmëritë, kështu që drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar rinovim.

Sanogo mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar.

Menjëherë pas largimit të tij nga “Emirates”, klubi i Genoas ka shprehur interesim për të.