ZYRTARE: Vjen largimi i madh nga KB Prishtina

Bujar Loci nuk do të jetë më trajner i KB Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar në llogarinë e skuadrës nga kryeqyteti në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi nga Prishtina:

Falenderojmë trajnerin e deritanishëm Bujar Locin – Bukin, për punën e palodhur që e ka bërë në skuadrën tonë, në njërin prej sezoneve më të vështira që ka pasur klubi vitet e fundit!

Bujar Loci me gjithë vështirësitë që kemi pasur në këtë edicion, arriti që ta bëj Sigal Prishtinën Kampion Vjeshtor si dhe ta fitoj Super Kupen, dhe ta udhëheqë ekipen në Euro Cup me shumë dinjitet.

Bujar Loci tani e tutje do të ketë pozitë të re në klubin tonë, atë të ndihmëstrajnerit te parë./Gazeta Olle