Zyrtare: Viktor Kuka nënshkruan me Teutën e Durrësit

Mbrojtësi i Prishtinës, Viktor Kuka, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Kategorisë Superiore Shqiptare, Teuta e Durrësit. Kuka ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e trajnerin Gugash Magani.

Lajmi konfirmohet për Gazetaolle.com, nga burime të afërta me lojtarin.

Kuka gjatë karrierës së tij ka luajtur me Prishtinën ndërkohë që në vitet e fundit ka lënë mbresa të jashtëzakonshme në elitën e futbollin e kosovar. Ai aktivizohet si mbrojtës i djathtë.