Emri i ri që është bashkuar me gjakovarët është mbrojtësi me përvojë të gjatë, Viktor Kuka.
Prishtinasi ka një karrierë të pasur në futbollin vendor, derisa ka luajtur edhe në Shqipëri.
Kuka ka veshur fanellat e skuadrave të mëdha si Prishtina, Drita e Feronikeli, derisa në Shqipëri ka luajtur për Teutën e Durrësit.
Mbrojtësi prishtinas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kuqezinjtë.
Postimi i plotë i klubit gjakovar:
VIKTOR KUKA ka vendosur të bëhet pjesë e klubit kuq e zi nga Gjakova.
Mbrojtësi i djathtë Kuka ka arritur marrëveshje me klubin për sezonin 2021/22.
Kuka me një përvojë shumë të madh në futbollin kosovar ishte lojtarë i këtyre klubeve:
FC Prishtina, KF Teuta, KF Llapi, FC Drita, FC Ferizaj, FC Feronikel dhe së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva.
/Gazeta Olle/