Zyrtare: Venera “Duqi” Kadriu rikthehet te Drita

Venera Kadriu e njohur si Duqi, është rikthyer te skuadra kampione në volejbollin kosovar, Drita po vazhdon fuqishëm përgatitjet për garat evropiane.

Duqi ishte pjesë e Dritës në të kaluarën, por pas angazhimeve personale, Kadriu u largua nga Drita për të vazhduar jetën në Amerikë.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotët pa ndërhyrje nga KV Drita.

Mirë se vjen “DUQI”

Venera B. Kadriu nenshkroj per Driten tone duke premtuar qe gjithmon kur te shfaqet mundesia do te ndihmoje Driten e vet, si ne garat nderkombtare ku Drita do te marr pjese si ne ato vendore.

Venera te cilen e gjitha Familja Drita e njeh me nofken “Duqi” tani e disa vite gjindet ne USA pikerishte ne Universitetin “Northwood” ku po studion me shume suksese dhe po vazhdon te luaje volejboll per te njejtin Universitet duke e perfaqesuar denjesishte ne garat e Kolegjeve ne Amerike.

Venera kete viti qe lam pas kishte nje lendime te rende te cilin tashme thuaj se e ka kaluar.

Venera do te vazhdoje studimet ne USA por ajo premtoj se gjithmon kur te gjindet mundesia kohore dhe nevoja do te jete prane ekipit te zemres siq e quane “Driten”, me deshiren me te madhe qe te ndihmoje Driten ne garat nderkombetare, ne ligen Gjergj Kastrioti per Kupen e Kosoves edhe ne pjesen e Play-Off-it.

Venera qe tani sa ka mbushur 22 vjet por njihet mire ne opinionin e volejbollit Kosovare dhe me gjere duke qene anetare vazhdimishte e perfaqesueses se Kosoves ne te gjitha garat ku Kosova morri pjese, si pjese e Drites me te cilen arriti 3 tituj Kampion si dhe shume Kupa duke qene titullare dhe ne pozita te ndryshme.

Ne vitin 2016 kur Drita filloj epoken e kampionit pas shume viteve Duqi ishte ne poziten qender,
Ne vitin 2017 kur u arrite mbrojtja e titullit nga Drita, Veneren e gjeti ne poziten e korrektores dhe
viti 2018 kur Drita vazhdoje titujte rradhazi Duqi luane si Pranuese Sherbimi duke shkelqyer se bashku me grupin e vajzave Kampione ku ate kohe qe te gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jone dhe Dritase te verteta.
Sot Venera eshte prap ne Familjen tone.
Mire se vjen ne familje “Duqi”

Publikohen formacionet zyrtare: Shqipëri – Izrael

Bulku shpjegon ndryshimet në formacion: Skuadrës i duhet freski, Broja nuk është në 100%