Zyrtare: Vendoset se në cilën datë zhvillohet finalja e Kupës mes Llapit dhe Dukagjinit

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin  e Kosovës.

Temë e ditës ishte edhe caktimi i datës për finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj, ndërmjet dy finalistëve, Llapit dhe Dukagjinit.

Llapjanët në gjysmëfinale eleminuan Prishtinën, ndërsa klinasit skuadrën e Istogut.

Dueli i finales do të jetë edhe më interesant kur dihet se kemi dy skuadra nga Superliga dhe nga Liga e Parë.

/Gazeta Olle/