Zyrtare: Vendoset për yllin e Leicesterit

Federata Angleze e Futbollit ka ngritur akuzë ndaj Jamie Vardyt, për  sjelljen e tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes Leicester – West Ham.

Jamie Vardy mund të mungojë më gjatë për Leicesterin, pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj West Ham.

Federata Angleze ka ngritur akuzë ndaj sulmuesit anglez, për sjellje të pahijshme në ndeshjen e së dielës në Premierligë ndaj West Ham.

Vardy reagoi ndaj referit Johnathan Moss, pasi ky i fundit e përjashtoi me të kuq.