Zyrtare: Vendoset për Ajet Shoshollin

Kryesia e klubit të Trepçës në mbledhjen e jashtëzakonshme i ka dhënë besimin e plotë trajnerit Ajeti Shosholli. Ai ka pësuar gjashtë humbje radhazi në gjashtë ndeshje.

Kështu ka thënë nënkryetari i klbuit, Avni Haxhiu. “Trajneri ndjenë përgjegjësi për rezultatet, por ne kemi besim të plotë në të. Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Trepçës”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, Avni Haxhiu.

Trepça ndodhet e fundit në renditje me vetëm 15 pikë pas javës së 22-të Raiffeisen Superligës.