Zyrtare: Vëllaznimi transferon Zariqin

Ish-sulmuesi i Feronikelit, Valmir Zariqi, është transferimi i parë i Vëllaznimit në prag të afatit kalimtar të janarit.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e Vëllaznimit në rrjetin social Facebook, duke postuar edhe disa foto nga prezantimi.

Zariqi ka deklaruar që është i lumtur për transferimin në një klub kaq me traditë siç është Vëllaznimi, ndërsa numri një i gjakovarëve, Shkëlzen Gashi, ka paralajmëruar ardhje tjera cilësore. /Olle