Zyrtare: Vëllaznimi prezanton top përforcimin e janarit

Vëllaznimi i Gjakovës ka bërë një përforcim të madh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse tanim ka 12 ditë që afati kalimtar është mbyllur, Kuqezinjtë kanë transferuar sulmuesin nigerian Henry Chibueze, shkruan Gazeta Olle.

Në fakt ai është një rikthim në klubin kuqezi, pasi Chibueze kishte luajtur tek gjakovarët edhe në vitin 2019 si i huazuar nga Trepça ’89.

Faqja zyrtare e Vëllaznimit e ka publikuar lajmin dhe zyrtarizuar kthimin e tij.

28-vjeçari në Kosovë përveç Vëllaznimit ka luajtur edhe me Trepçën ’89 dhe Lirinë. /Gazeta Olle/