Zyrtare: Vëllaznimi nënshkruan me trajnerin kroat

Klubi i Basketbollit “Vëllaznimi” ka njoftuar për zyrtarizimin e trajnerit të ri.

Franko Sterle do ta drejtojë skuadrë nga Gjakova gjatë edicionit të ri, shkruan Gazeta Olle.

Sterle së fundmi ishte trajner i Bashkimit në Kosovë, ndërsa tani aventurën e tij do ta vazhdojë te kuqezinjtë.

“Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do të vazhdojë me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sterle gjatë karrierës kishte qenë ndihmëstrajner i Zadarit në Kroaci.

/Gazeta Olle/

‘Çmenduri’, ja sa pak para do të kërkojë Juventusi për shitjen e Ronaldos

Iu tha nga gazetari se tifozët e Arsenalit e duan në skuadër, kjo ishte përgjigja nga Lukaku (VIDEO)