Koordinatori i Akademisë së Klubit nga Gjakova, Blerim Mula sot është emëruar përkohësisht trajner i skuadrës, shkruan Gazeta Olle.
Kujtojmë se para disa ditëve ish-trajneri Granit Begolli dha dorëheqje nga kuqezinjtë.
“KF Vëllaznimi i uron për postin z.Blerim Mula dhe i dëshiron suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas xhiros së tetë në Ligën e Parë, Vëllaznimi pozicionohet në vendin e dytë të Grupit A me 18 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 në pozitën e parë.
/Gazeta Olle/