Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Van Dave Harmon.
Këtë klubi suharekas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Faleminderit Van Dave Harmon. Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar”.
Klubi nga Suhareka e ka falënderuar Harmonin për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Harmon u transferua te Ballkani në vitin e kaluar, por që nuk ka arritur të lë shenjë te kampioni i Kosovës. /Gazeta Olle/