Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me talentin e Ballkanit

KF Ulpiana tashmë ka filluar përgatitjet për edicionin e ri që do ta zhvillojë në Ligën e Parë. 

Lipjanasit kanë prezantuar edhe transfermin e dytë në merkaton verore, shkruan Gazeta Olle.

Alket Bajrami është transferimi i ri i skuadrës që vitin e kaluar garoi në Superligën e Kosovës.

18-vjeçari luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe së fundmi ishte pjesë e Ballkanit U19.

Mesfushori i talentuar ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Ulpianën.

Njoftimi i plotë nga KF Ulpiana: 

MIRESEVJEN, ALKET BAJRAMI 🔵⚪️

Në ambientet e klubit, kryetari bardhekaltert, Jeton Gashi dhe futbollisti Alket Bajrami kanë firmosur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.

#ForcaUlpiana #krenariaeqytetit #95vjetklub #ultrastigrat

/Gazeta Olle/

Kushtrim Gashi shumë afër skuadrës së madhe kosovare

Vjen reagimi nga “Xhebrailat” pas ngjarjeve të fundit mes klubit dhe Kushtrim Gashit