Zyrtare: Ulpiana huazon futbollistin e Dritës

KF Ulpiana ka arritur marrëveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue.

Futbollisti i Dritës huazohet tek lipjanasit për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi do të jetë një forcë shtesë për bardhekaltrit në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.


Njoftimi i plotë nga KF Ulpiana:

Mirë se vjen Esosa Priestley Irogue

KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin Esosa Priestly Irogue (sulmues) i cili vjen nga radhet e FC DRITA, Gjilan.

Klubi ka arritur marrëveshje me lojatrin fillimisht per 6 muaj huazim me mundesi vazhdimi edhe për 1 vit.

Na priftë e mbara dhe #ForcaULPIANA 🤍💙


/Gazeta Olle/

Edicioni i Kupës së Kosovës për vitin 2022 zhvillohet në Pejë, premtohet spektakël

Birra dhe ëmbëlsira, zbuloni sekretet e sulmuesit më të mirë në botë për momentin