ZYRTARE: UEFA vendos për gjyqtarin e ndeshjes, Barcelona – PSG

UEFA nuk do të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin
Gjyqtari gjerman, Deniz Aytekin ka qenë top lajm në mediat botërore dhe shumë i përfolur pas ndeshjes Barcelona-PSG, e cila përfundoi 6:1.
Ai akuzohehej që ndihmoi Barcelonën me dy penallti, ndërsa në anën tjetër nuk akordoi dy penallti për SG’në.
Po, kjo nuk e shqetëson kryetarin e UEFA’s, Aleksander Ceferin, i cili tha se nuk do të marrin masa ndaj Aytekin.
“Kur diçka nuk është në rregull ne e diskutojmë, nuk është punë suspendimi. Kjo është sikur të suspendosh ose dënosh një lojtar që e humb penalltinë”, tha Ceferin në një konferencë në Portugali, shkruan L’Equipe.