Zyrtare: Turan te Barcelona

Ka përfunduar telenovela e së ardhmes së futbollistit turk Arda Turan, pasi që tani ai edhe zyrtarisht është i Barcelonës.

Mesfushori i Atletico Madridit është bërë katalunas, derisa lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Barçës.

Futbollisti ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, derisa detajet tjera nuk janë publikuar ende. /Olle