Zyrtare: Trepça transferon futbollistin ganez

Skuadrat kosovare po vazhdojnë të përforcohen sa më mirë për edicionin 2021/22.

Klubi Futbollistik “Trepça” ka njoftuar për transferimin më të ri, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për futbollistin Theophilus Kojo Ogoe, i cili vjen nga Gana.

Ogoe luan në pozitën e qendërmbrojtësit, dhe më parë ka veshur edhe fanellën e Vushtrrisë në Kosovë.

24-vjeçari ka luajtur edhe për klube si Berekum Chelsea dhe Tema Youth në Ganë.

Mitrovicasit tash e sa vite luajnë në Ligën e Parë dhe nuk kanë mundur të këndellen për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

/Gazeta Olle/

Milionat nga UEFA, Teuta arkëton shifrën rekord në historinë e saj pas përmbysjes së madhe

Domgjoni bën hapin e madh në karrierë, transferohet te skuadra e madhe zvicerane