Zyrtare: Trepça bën goditjen e madhe në merkato, prezanton Erjon Kastratin

Disa minuta më parë, Gazeta OLLE raportoi për arritjen e marrëveshjes në mes të Trepçës dhe Kastratit.

Ashtu dhe ndodhi, para pak çasteve Erjon Kastrati është prezantuar nga Minatorët, duke u cilësuar si transferimi më i madh në merkaton verore.

Kastrati transferohet te Trepça si lojtari kryesor te Ylli, duke arritur që të fitoj titullin kampion dy herë rresht me suharekasit, dhe një trofe të Ligës Unike.

Trepça me zyrtarizimin e Kastrarit, do të jetë përsëri pretendente për titullin kampion.

/Gazeta OLLE/

Erjon Kastrati dhe Ylli përfundimisht ndajnë rrugët

Zyrtare: Ballkani prezanton Lucas Cardoson